Një nga çiftet më të përfolura të showbizit pas ndarjes dhe ribashkimit të tyre kanë udhëtuar këtë fundjavë në një prej ishujve më të bukur të botës.
Bëhet fjalë për Justin Bieber dhe Selena Gomes të cilët kanë udhëtuar së bashku drejt ishullit të Jamaica-s për të ndjekur ceremoninë martesore të babait të Justin-it.
Burimet e revistës “People” thonë që ylli i muzikës Pop dhe R&B ka udhëtuar drejt Texasit për të marrë të dashurën e tij, me të cilën nga aty ka fluturuar drejt ishullit të Karaibeve për të festuar dasmën e të atit.
42 vjeçari Jeremy Bieber vendosi të finalizojë këtë fundjave historinë e dashurisë me 28 vjeçaren Chesley Rebelo.