F
utbollisti më i mirë në botë u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë në një ceremony luksoze argjentinase.
Më shumë se 250 miq dhe familjarë, duke përfshirë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit, u nisën drejt Argjentinës për t’u bërë të pranishëm të momentit të madh. Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo, të cilët njihen prej më shumë se 25 vitesh, që kur ishin respektivisht 5 dhe 4 vjeç, ndaluan përdorimin e celularëve në këtë event. Stafi gjithashtu ishte zotuar që të ruante sekretësinë e plotë dhe 450 policë u morën në punë për ditën e madhe. Martesa mes 30 vjeçarit dhe partneres së tij 29 vjeçare u bë në Rosario, vendi i tyre i lindjes, por një zënkë familjare rrezikoi që të vinte në hije ditën e madhe. Megjithatë vetë Messi mohoi që mamaja e tij dhe gruaja e ardhshme të kishin ndonjëlloj problem, dhe i quajti këto zëra si “budallallëqe”. Në ceremony ishin të pranishëm emra të mëdhenj të futbollit, shokë dhe ish-shokë ekipi të Messit, si Xavi Hernandez, Carles Puyol, Samuel Eto’o, Jordi Alba, Luis Suarez, Cesc Fabregas, Sergio Aguero, partnered e tyre respektive si dhe Gerard Pique me Shakiran.