28 apo 29? Cila është data që u largua gjermani i fundit nga toka shqiptare? Ende edhe sot përgjigja e kësaj pyetjeje në librat e historisë nuk është e unifikuar. In News bëri një vëzhgim në disa shkolla dhe mësoi se nxënësit përballen me të dyja variantet, pa ditur se cila është e vërteta. Në librat e shkollës mësojnë ndryshe nga tekstet jashtëshkollore, ndaj edhe ky brez nuk do dijë ti japë përgjigje të saktë pyetjes mbi festat kombëtare. Pasi e vetë mësuesit e tyre thonë ata nuk dinë më ç’thu thonë.