INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
David Beckham: Familja më pengon të bëj atë që dua

David Beckham: Familja më pengon të bëj atë që dua

Publikuar më: 13:35 17-03-2016

Më interesant se kurrë është shfaqur David Beckham në kopertinën e tij të parë për revistën GQ që do të dalë në treg në muajin prill.

E teksa ka treguar edhe njëherë stilin e tij unik në setin fotografik të realizuar, ish futbollisti 40-vjeçar ka ndarë në faqet e brendshme disa sekrete në lidhje me familjen, profesionin e tij dhe alternimin e këtyre të dyjave. Sipas David, ai ndihet tashme një bashkëshort dhe baba i konsoliduar. "Sëmurem fizikisht sa herë më duhet t'i lë fëmijët vetëm, për arsye pune" ka shprehur ndër të tjera Beckham, i cili gjithashtu ka zbuluar se nuk ka ditë që nuk mendon për pasionin e tij të madh, futbollin. "Do doja të shkelja sërish në fushën e gjelbert qoftë edhe vetëm për një vit" ka thënë David, teksa ka shprehur dëshirën për të luajtur me ekipin amerikan. Por kjo gjë duket paksa e pamundur sikundër ish ylli i futbollit dhe familja e tij tashmë jetojnë të lumtur në Angli, ku fëmijët po kryejnë shkollën!

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166