David Beckham është një ndër meshkujt më të suksesshëm, si në botën e futbollit ashtu edhe në atë të modës. 41 vjeçari, i cili tashmë ka varur këpucët e futbollit në gozhdë, do të na tregojë aftësitë e tij edhe në botën e aktrimit. Filmi ku do të marrë pjesë? Mbreti Artur, “Legjenda e Shpatës”. Është pikërisht aktori Charlie Hunnam, i cili luan rolin e Mbretit Artur, ai që konfirmoi në “Comic-Con” se David do t’i bashkohet kastit të aktorëve.
“Mendova se David ishte një sekret, por mendoj se tashmë të gjithë po flasin për të”, u shpreh Charlie për E! Neës. “Vetëm nëse ju po më mashtroni mua, dhe jam unë ai që po e nxjerr këtë sekret”. Charlie vazhdoi të fliste sa sa mirë ishte të punoje me Beckham. “Ai ishte i mrekullueshëm, e dua atë djalë. Më pëlqen të punoj me të”.
Mbreti Artur: “Legjenda e Shpatës”, pritet të dalë në kinema me 24 mars, 2017.