INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
David Beckham zbulon emrin e ekipit të ri ku është pronar

David Beckham zbulon emrin e ekipit të ri ku është pronar

Publikuar më: 11:15 05-09-2018

Ish-mesfushori i Manchester United dhe Real Madridit ka postuar një video të shkurtër në Instagram, duke zbuluar si emrin, ashtu edhe stemën e klubit të tij të ri. Simboli i “Inter Miami” përfshin dy vinça, me këmbët e tyre të mbyllura së bashku para një sfondi të kuq dhe të zi.

Beckham ka postuar edhe një status, së bashku me videon, ku lexohet: “Katër vjet më parë, ne ëndërruam për një klub futbolli. Sot jemi krenarë të shpallim emrin zyrtar dhe stemën e ekipit tonë të ri, “Club Internacional de Fútbol Miami”. KJO ËSHTË SHBA. KY ËSHTË MIAMI”.

Beckham kaloi pesë sezone në Amerikë, me LA Galaxy, duke fituar dy herë Kupën e MLS, përpara se të transferohej të PSG në vitin 2013, me të cilin ai u tërhoq përfundimisht nga futbolli. “Miami Fusion” ishte ekipi i fundit i qytetit në MLS, që operonte nga viti 1997 deri më 2001. Megjithatë, që atëherë, Miami nuk ka pasur ekip përfaqësues në MLS. Liga ka konfirmuar se ekipi i ri i Miami do të fillojë të luajë në vitin 2020 në MLS, në një stadium të përkohshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711