Ylli i skuadrës së Manchester United, David De Gea rrezikon të përjashtohet nga Kampionati Europan i Futbollit pasi është përfshirë në një skandal seksual. Ndaj tij janë ngritur akuza për abuzim seksual . Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka dëshmuar kundër tij gjatë investigimit të ngritur për regjisorin e filmave pornografukë, Allende Fernandez. Ky i fundit thuhet se ka lejuar abuzimin seksual me të miturat për të prodhuar më pas filma me pamjet e regjistruara. Akuzat ndaj Dea Geas kanë dalë në pah ndërkohë që ai përgatitej për në Euro 2016. Sipas raportimeve nga mediat franceze, futbollisti i ka dërguar mesazh njërës prej dëshmitareve për t’u takuar me të dhe dy djem të tjerë në një hotel me 5 yjë në Madrid.Menjëherë pas bërjes public të lajmit, u mendua që De Gea do përjashtohej nga skuadra, por agjenti i tij ka deklaruar që kjo nuk është e vërtetë.