I freskët nga vizita në Afrikë me Unicef, David Beckham, ka pritur kampionatin e tenisit në klubin e Mbretëreshës në Londër, me djalin e tij të adhurueshëm, Romeo.
Ata të dy ishin gjithë kohës të buzëqeshur ndërsa shihnin ndeshjen derisa në një moment, Romeo i pëshpërit diçka të atit në vesh. Vetëm dy ditë më parë, baba-bir u dalluan teksa kishin dalë me tenistët Nick Kyrgios dhe Andy Murray. Mesa duket ata që e humbën argëtimin ishin pjesa tjetër e klanit Beckham , kjo sepse Victoria po punon fort për promovimin e linjës së saj të syzeve, kurse Brooklyn është shumë i zënë me përmirësimin e aftësive të tij në fotografi.