Ajo e nisi karrierën si këngëtare, u kthye në aktore, më pas modele, dhe së fundmi stiliste.
Por Victoria Beckham na vërteton se me të vërtetë talentet e saj të shumta nuk kanë fund teksa ajo zbuloi që është një eksperte në kuzhinë, dhe na prezanton një kek me arra të përgatitur nga vetë ajo.Sigurisht që nuk mund të mos e shpërndante në Instagram, duke na shpjeguar se i është kthyer detyrave si nënë, duke bërë kek për fëmijët e saj. Victoria jo vetëm ka pjekur disa ëmbëlsira të shijshme, por në mënyrë artistike i ka rregulluar ato. Bashkëshortja e David, është kujdesur edhe për anën kaligrafike, duke shkruar “Beckham Brownies” në një letër që e vendosi në majë të ëmbëlsirave.