INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

David Maraniss: Të lutemi për shëndetin e Bill Clinton

Publikuar më: 11:25 10-02-2016

David Maraniss, një nga mbikqyrësit zyrtarë të Clintonit, një ish- gazetar për Washington Post, ishte njëri ndër ata i cili qëndronte aty ku ishte Bill Clinton cdo herë.

E krahas kësaj në anën e një analisti, ai tha se Clinton duket në gjendje të keqe shëndetësore dhe duket tejet i dobët tashmë.

Sipas Maraniss, Clinton tashmë nuk ka asnjë refleks, nuk ka energji shpirtërore dhe forcë tërheqëse  por ka vështirësi jetësore.

Dicka e tillë u bazua nga një takim konferencash gjatë fushatës së znj. Clinton, në New Hampshire, ku vet Bill, zgjodhi të thotë ca fjalë por që të duket tejet fragjil teksa bën deklarimet, e që ish- gazetari thotë që ai mezi po bisedon, gjë që mund të vërehet edhe në videon më poshtë.

Ndërkaq David Maraniss duke shprehur keqardhje për Bill Clintonin, thotë që duhet të lutemi për shëndetin e tij.

‘’Ne duhet të lutemi për shëndet të mirë për Bill Clinton, si tani ashtu edhe në pjesën tjetër të vitit. Ne nuk duam që Bill të pësojë ndonjë sëmundje shëndetësore’’.

Article Logic
Execution time: 0.0017759799957275