INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
David McAllister: Shqipëria çel negociatat vitin e ardhshëm!

David McAllister: Shqipëria çel negociatat vitin e ardhshëm!

Publikuar më: 11:48 13-07-2017

David McAllister, shprehet optimist për ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Për shefin e Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE mund të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm, në rast se Tirana do të shënojë progres të kënaqshëm në përmbushjen e kritereve. David McAllister është shprehur se më të përparuar drejt anëtarësimit duken Mali i Zi dhe Serbia. Akoma më larg në optikën e tij duket anëtarësimi i Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjës.
Ndonëse për qeverinë Rama hapja e negociatave të anëtarësimit në BE është një objektiv që duhet të arrihet brenda këtij viti, në një intervistë të dhënë së fundmi për Deutsche Welle, Shefi i Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, ka deklaruar se ky proces mund të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm në rast se Tirana zyrtare do të përmbushë kriteret që i janë vendosur.
Duke folur për rajonin e Ballkanit, nismëtari i zgjidhjes së krizës politike që përfshiu vendin tonë, shprehet se aktualisht përparime janë bërë nga Serbia dhe Mali i Zi. Sipas tij, Shqipëria radhitet pas këtyre dy vendeve, ndërkohë që edhe më larg anëtarësimit janë Maqedonia, Kosova dhe Bosnja.
David McAllister: Ne po shohim përparime. Mali i Zi negocion për 20 nga 39 kapitujt e anëtarësimit. Serbia ka 10 kapituj të hapur. Po të eci gjithçka pa probleme, Shqipëria mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare të anëtarësimit. Tri shtetet e tjera, Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë pak më mbrapa, por kanë një perspektivë të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713