‘Sot 100 vite pas katastrofës së Luftës, duhet të pyesim nëse kemi marrë leksionet e duhura, por mua më duket se jo. E vetmja zgjidhje është bashkëpunimi’ ishte kjo deklarata e kancelares Merkel gjatë fjalimit të mbajtur në Davos të Zvicrës ku është duke u zhvilluar Forumi Ekonomik Botëror.
Duke u fokusuar tek politika proteksioniste dhe izolimi, duket se Kancelarja i drejtohej administratës Trump, i cili po ashtu do të jetë i pranishëm në forumin ku janë mbledhur liderët botërorë.
‘Proteksionizmi nuk është zgjidhja, duhet të kërkojmë përgjigje, izolimi po ashtu nuk është zgjidhje’ u shpreh Merkel.