Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin kroat e atë holandez.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shihet në tryezën e bisedimeve me homologun kroat Andrej Plenković dhe atë holandez, Mark Rutte.
Tema e diskutimeve në këto dy takime ka qenë integrimi evropian, teksa kryeministri ka vendosur theksin tek rëndësia e bashkimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në.
“Davos – Me kryeministrin kroat, Andrej Plenković, dhe kryeministrin hollandez Mark Rutte, mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe rëndësinë strategjike të çeljes së negociatave për anëtarësim, jo vetëm për vendin tonë po edhe krejt rajonin”, shkruan Rama në Facebook.