Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Davosit, kryeministri Edi Rama është takuar me kreun e qeverisë së Belgjikës, Charles Michel.
Rama dhe Michel kanë diskutuar mes tyre për marrëdhëniet bilaterale dhe reformat e rëndësishme.
Kreu i ekzekutivit shqiptar është shprehur se qeveria e drejtuar prej tij është e angazhuar për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.
Kryeministri belg ka rikonfirmuar edhe njëherë gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.
“Mbështesim aspiratën evropiane të Shqipërisë”, është shprehur Michel.
Në Samitin e Davos janë mbledhur krerët më të lartë, mes të cilëve dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump.