INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, këta janë lojtarët që munguan [VIDEO]

Publikuar më: 08:04 30-08-2016

Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar dje pasdite, prej orës 18:00, seancën e parë stërvitore në kuadrin e përgatitjeve për miqësoren me Marokun (31 gusht) dhe kualifikuesen e parë në Grupin G, ndaj Maqedonisë (5 shtator), e vlefshme për “Rusia 2018”. Të dyja këto sfida do të luhen në stadiumin e rikonstruktuar të Shkodrës, “Loro Boriçi”. Ekipi kuqezi u bashkuan për herë të parë që pas Euro 2016 për të hapur një kapitull të ri pas europianit historik, por duke parë me optimizëm nga e ardhmja.

Taulant Xhaka arriti të bashkohej me grupin pak minuta pas fillimit të stërvitjes. I madhi i vëllezërve Xhaka zgjodhi ta ndiqte seancën nga pankina pas itenerarit Rinas-Tiranë, ndërsa Aliji, Manaj, Roshi, Balaj, Gjimshiti dhe Memushaj do të bashkohen me skuadrën gjatë orëve të ardhshme për shkak të angazhimit me skuadrat e tyre ditën e diele. Mungesa më e madhe ishte padyshim ajo e kapitenit Lorik Cana që tashmë i ka dhënë lamtumirën kombëtares, ndërsa Etrit Berisha u shfaq në humor, pavarësisht faktit se ai është ende në kërkim të një skuadre që t’i besojë vendin e titullarit në portë.

Article Logic
Execution time: 0.0031368732452393