INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi befason: Formacioni i Shqipërisë kundër Lihtenshejnit

De Biasi befason: Formacioni i Shqipërisë kundër Lihtenshejnit

Publikuar më: 08:32 05-10-2016

Dëmtimet e njëpasnjëshme si dhe forma që po kalojnë disa futbollistë ka shtyrë trajnerin e kombëtares shqiptare që të bëjë eksperimente dhe ndryshime të shumta në formacionin me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës ndaj Lihtenshtejnit.

Në stërvitjen e pasdites, trajneri i kuqezinjve ka eksperimentuar një rreshtim 4-2-3-1 ofensiv, ku bie në sy fakti se mes titullarëve mungojnë edhe lojtarë si Agolli e Xhaka. Ndonëse trajneri ka deklaruar se e sheh si prioritet ndeshjen me Lihtenshtejnin, ai ka vendosur që për momentin të lërë pushim dy futbollistët, të cilët do t’i duhen në formën maksimale për sfidën e të dielës ndaj Spanjës.

Në rreshtimin e testuar sot nga trajneri, përkrah të paprekshmëve Hysaj, Gjimshiti e Mavraj, është rreshtuar Aliji, i cili do të pozicionohet në krahun e majtë të prapavijës në vend të Agollit,.

Në mesfushë, diga para mbrojtjes do të përbehet nga dyshja Kukeli-Abrashi, të cilët do të kenë si detyrë që të mbajnë lojën në gjysmëfushën kundërshtare, në kërkim të një goli sa më të shpejtë për zgjidhur ndeshjen.

Prej minutës së parë pritet një ndryshim i madh në krahun e majtë pasi do të luajnë prej minutës së parë mbrojtësi Aliji dhe mesfushori anësor Llullaku.

Skema taktike që pritet të përdorë De Biasi është 4-2-3-1, pasi përballë Lihtenshejnit ka një detyrë të vështirë për të shënuar sa më shpejt në mënyrë që të kontrollojë lojën.

Ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Lihtenshejnit:
—————–Berisha—————–
Hysaj—Gjimshiti—Mavraj—Aliji
———Kukeli——-Abrashi——–
——————-Hyka——————
Roshi————————-Llullaku
——————Balaj——————

Article Logic
Execution time: 0.0026009082794189