Tekniku italian Gianni De Biasi ka shpjeguar arsyet përse e la jashtë kapitenin Cana për ta futur në gjysmën e dytë të pjesës së dytë ndeshjen e djeshme me Rumaninë.
“Po, ishte zgjedhje e vështirë për mua. I thashë atij se nuk dua të ndryshoj shumë skuadrën nga ndeshja me Francën. E pyeta Lorikun për sakrificën dhe ai ishte shumë bujar.
Ai është lider, njeri i skuadrës. Më duhet ta komplimentoj për qëndrimin dhe sjelljen e tij”, tha trajneri i Kombëtares Shqiptare.