INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi: Djemtë ta mbajnë kokën lart

De Biasi: Djemtë ta mbajnë kokën lart

Publikuar më: 23:42 15-06-2016

U duk shumë i mërzitur në pankinë, por nuk u shfaq i tillë në konferencën për shtyp. De Biasi u shpreh se ekipi i tij luajti mirë ndaj Francës, por ia faturoi fajin fatit. Sipas tij, humbja me francezët, është padrejtësia e dytë që i bëhet kuqezinjve në ndeshjet e vlefshme për fazën finale të "Euro 2016".

“Në ndeshjen e dytë merituam diçka më shumë. Ishte një vrasje për lojtarët pasi luftuan fort. Unë u thash që të ngrejnë kokën dhe të jenë krenar pasi ne luajtëm mirë. Kemi ende shanse dhe uroj që ato gola që nuk kemi shënuar në këto ndeshje, t’i shënojmë në ndeshjen e fundit. Kemi ende shpresa për kualifikim. Zëvëndësimi i Ajetit ishte i detyruar për shkak të një tërheqje. Në fund i dërgova djemtë për të marrë duartrokitjet poshtë tifozëve pasi i merituan vërtetë. Unë dua t’i jap kurajo djemve për atë që dhanë pasi ne kemi treguar një futboll të mirë. Të pësosh në fund është një gjë tejet e hidhur. Merituam më shumë se kaq, por kemi ende ndeshje të bëjmë më të mirën."

Article Logic
Execution time: 0.0030839443206787