INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi: Do të qëndroj akoma këtu për të vazhduar rrugën e mrekullisë

De Biasi: Do të qëndroj akoma këtu për të vazhduar rrugën e mrekullisë

Publikuar më: 17:40 23-06-2016

Për herë të parë morëm pjesë në një Europian dhe padyshim arkiteti i kësaj Kombëtareje është tekniku italian Gianni De Biasi. Pas pritjes në Bashkinë e Tiranës dhe në Ministrinë e Jashtme, axhenda vijoi me Kryeministrinë, në ceremoninë e organizuar nga Kryeministri, Edi Rama, ku foli edhe Gianni De Biasi. E nëse disa kanë menduar se tekniku trajneri italian pas këtij suksesi do të largohet nga Kombëtarja jonë, është pikërisht De Biasi ai që i hedh poshtë këto zëra duke thënë se nuk do të largohet nga Shqipëria.

Ja fjalimi i De Biasit në Kryeministri:

“Është e vështirë të flasësh para teje Edi. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë çfarë kemi bërë.Pas këtij kampionati e gjithë bota sportive ka filluar të na marrë më shumë në konsideratë për aftësinë për të ndërtuar një grup për mbi individët. Me rëndësi është rëndësia që kanë këta djem, kanë kaluar nga koncepti i individit tek forca e grupit.Për ne ka ekzistuar përemri vetor “Ne”. I jam kthyer shpesh shembullit të Skëndërbeut jo se unë dhe Duka i afrohemi atij, por shembujt historik janë të rëndësishëm nëse ne dimë ti shfrytëzojmë. Ai përdor shembullin e fuqishëm të grupit, kjo është forca e skuadrës sonë. Edhe tifozët luftuan me ne, fituan të tre ndeshjet.Shqiptaria për mua është një kapitull nderi, gati njoh më shumë himnin shqiptar se atë italian. I detyrohemi për këtë brezave të rinj.Ti Edi flet shpesh për rilindje, mendoj se për çfarë kemi bërë në Francë kemi mundësinë për të ndërtuar një Rilindje të vërtetë.Ju betohem se me këta djem kam parë një energji të madhe, një kombëtare të të gjithëve.Nuk jam Kryeministër por jam trajneri i vjetër i Shqipërisë që ka ndërmend të vazhdojë të rrijë akoma këtu për të vazhduar rrugën e mrekullisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709