Vendimi i Milot Rashicës, për tu larguar nga Kombëtarja Kuqezi, duke zgjedhur të përfaqësojë Kosovën ka lënë të çuditur, madje fare të shtangur të gjithë opionionin sportiv shqiptar, por jo trajnerin e përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasin.
“E dija prej ditësh vendimin e Rashicës. Më vjen keq pasi e shihja si pikë kyçe për kualifikueset e botërorit. Arsyeja e largimit? Ndoshta i ka mbetur qejfi që nuk erdhi në Europian, ndoshta dikush e ka nxitur të largohet. Më vjen keq për tifozët që e donin në skuadër”, u shpreh ndër të tjera tekniku Italian në Supersport.
Gjithashtu ai zbuloi se një tjetër lojtar që do të largohet drejt Kosovës është mesfushori Herolind Shala, një tjetër lojtar që mbeti jashtë Europianit.