Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi është i interesuar për të marr drejtimin e përfaqësueses së Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook. Pacolli thotë se për këtë çështje do të flasë edhe me kreun e FFK-së, Fadil Vokrrin. “Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve. De Biassi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën. Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diçka e bukur”, shkruan Pacolli.