INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi i jep lamtumirën Canës, flet për Rashicën [VIDEO]

De Biasi i jep lamtumirën Canës, flet për Rashicën [VIDEO]

Publikuar më: 17:58 29-08-2016

Eleminatoret e Botërorit Rusi 2018 po afrojnë, dhe në prak të ndeshjes miqësore ndaj Marokut, dhe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka filluar grumbullimin në Tiranë, dhe ditën e sotme trajneri Gianni De Biasi ka dalë sot paradite në një konferencë për shtyp përballë gazetarëve.

Fillimisht ai konfirmuar lajmin se kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana për arsye personale ka vendosur të largohet nga skuadra kombëtare.Trajneri e ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Canës, që për shumë vite ka qenë një prej simboleve më të rëndësishme të skuadrës tonë kombëtare. “Ai ka qenë një futbollist, kapiten dhe një njeri i madh. Vlerësimin më të lartë kam, për kontributin dhe vlerat e tij”-ka theksuar në pjesën e parë të konferencës për shtyp trajneri De Biasi.

Krahas publikimit të listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore, De Biasi është pyetur nga gazetarët në lidhje me eksodin e futbollistëve për te kombëtarja e Kosovës.

” Nuk mund ta quaj eksod, pasi eksodi është kur lëvizin shumë persona. Nuk pashë eksod por lojtarë që nuk ishin pjesë e Kombëtares dhe kaluan në krahun tjetër, Asnjë nga lojtarët që ishin në Francë nuk u largua, por ikin vetëm ata që mbetën disi të zhgënjyer, Nuk ka eksod, por lëvizje të lojtarëve kosovarë, që do të luajnë për Kosovën”.

Largimi i Milot Rashicës është komentuar më së shumti si një zgjedhje e futbollistit pasi u la jashtë listës përfundimtare të Euro 2016, por De Biasi nuk ka asnjë peng për sa i përket zgjedhjeve të tij.

“Me Rashicën nuk kam bërë asnjë gabim. A do ta grumbulloja Rashicën në Europian nëse do të kthehesha pas në kohë? Jo nuk do ta merrja Rashicën, bëra zgjedhje të cilat i mendova gjatë, dhe në fund ajo zgjedhje më dha të drejtë”.

Dhe e fundit, ajo nëse mund të ketë të tjerë futbollistë të Shqipërisë që do të zgjedhin Kosovën, është një pyetje që mbetet pa përgjigje.

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877