Italiani ka rrëfyer një detaj shumë interesantë për refuzimin e Shkodran Mustafit.
Gazeta gjermane “Ekspres.de” ka publikuar së fundmi një intervistë me strategun e kombëtares sonë duke e cilësuar si "trajneri i mrekullive për shqiptarët”.
"Më lejoni t’ju tregoj diçka. E kam takuar Mustafin përpara se ai të luante ndeshjen e parë me kombëtaren gjermane. 'A do të jesh pjesë e Kombëtares së babait tënd?', e pyeta dhe ai m’u përgjigj: “Trajner, unë nuk flas mirë shqip. Jam kapiten i U-21 dhe për këtë nuk mund ta braktis Gjermaninë”. Për të ishte zgjedhje e mirë, u bë kampion bote", u shpreh De Biasi.
De Biasi ndërkohë ka zbuluar edhe objektivat për në Europian.
"Është i thjeshtë: Mos flit, por ëndërro dhe shijoje, gjithmonë duke punuar. Ne duhet të bëjmë përgatitjet e duhura që të arrijmë maksimumin atje. Jemi në një nga grupet më të vështira, por… kurrë mos thuaj kurrë", theksoi 59 vjecari.