Edhe pse rezultati ishte 2-0, në fazor të skuadrës italiane, Xhani De Biazi është i kënaqur me lojën që Shqipëria bëri sot.
Në një prononcim për TVSH-në pas ndeshjes së luajtur në Palermo, tekniku italian bëri këto komente:
“Kur luan me skuadra si Spanja dhe Italia, është e vështirë të gjesh golin. Ne kemi luajtur me kurajë dhe treguam një nivel të mirë, ndaj një kundërshtari që ka futbollistë fantastikë, të cilët luajnë në klube të mëdha. Futbollistët tanë vendosën zemrën në fushë. Nuk mund të them se kemi humbur entuziazmin, thjesht Italia ka diçka më shumë se ne. Arritëm të shkonim deri te porta, luajtëm mirë dhe patëm shanse për shënim. Nuk mund të matemi me Italinë.
Ishim të organizuar, nuk u shpërqendruam asnjëherë. Kishim lojtarë që nuk janë aktivizuar mjaftueshëm në ekipet e tyre, megjithatë paraqitja e ekipit ishte e mirë. Kemi humbur një ndeshje të pranueshme për nga mënyra si shkoi.
Absolutisht nuk do ta kisha ndryshuar formacionin nëse do kisha mundësi. Lilën e hodha në fushë pasi në atë krah Italia sulmonte shumë dhe duhej një lojtar fizik. Donim të gjenim barazimin, për të provuar më pas t’i befasonim me lojtarë të shpejtë si Grezda, Llullaku apo Latifi. Gjatë lojës luajtëm me tre rreshtime, 3-4-2-1, 4-3-1-2 dhe 4-1-3-2”.