INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi jep alarmin e madh. Ja çfarë po ndodh me lojtarët e Kombëtares

De Biasi jep alarmin e madh. Ja çfarë po ndodh me lojtarët e Kombëtares

Publikuar më: 10:53 07-02-2017

Pas një turneu vizitash nëpër Itali, Gjermani dhe Zvicër për të ndjekur lojtarët e kombëtares, trajneri Gianni De Biasi nuk është shumë i kënaqur nga ajo çfarë ka vënë re.

“I takova disa lojtarë. I fundit ishte Sadiku, që e pashë në ndeshjen e fundit, e që për fat të keq u mund 4-0. Ai vet ishte mirë, megjithatë kemi të njëjtin problem. Kohët e fundit lojtarët tanë nuk po luajnë shumë. I referohem këtu Ajetit, i cili dje luajti 90 minuta, apo Veselit që nuk u aktivizua. Situatë që nuk na ndihmon për të pasur një gjendje të mirë të ekipit për ndeshjen e marsit”, tha Gianni De Biasi, trajner i kombëtares së Shqipërisë.

Mes takimeve, ai me më shumë jehonë ka qenë vizita në Hamburg, te Mavraj. Mbrojtësi kuqezi, prej kohësh ka shfaqur një hatër mbetje për çështjen e shiritit të kapitenit, por sipas De Biasit, kurrsesi nuk ka ndonjë vendim për mos grumbullim apo largim, shkruan Top Channel.

“Është një budallallëk që ka dalë nga mediet. Mavraj është i përfshirë në programin tonë të kombëtares. Ai na vlerëson shumë, i pëlqen gjithashtu që të jetë kapiteni, por për hierarki moshe dhe numër ndeshjesh, Agolli ka më shumë eksperiencë. Kur Agolli ta lërë futbollin dhe nëse Mavraj do të sillet mirë, do të jetë kapiten”, tha Gianni De Biasi.

Vizita e radhës e trajnerit ka të bëjë me një ftesë të Ambasadës së Italisë, e cila do t’i dorëzojë De Biasit një nga titujt e nderit më të rëndësishëm të Republikës së Italisë.

“Është një titull nderi që e marr si italian që punoj jashtë vendit. Më vjen shumë mirë, sepse nuk është një titull nderi çfarëdo. Bëhet fjalë për titullin e ‘Kavalierit’ të Republikës së Italisë. Më vjen shumë mirë që, edhe pse jetoj jashtë vendit tim për arsye të profesionit, puna e bërë këtu më ka dhënë vlerësimin e duhur, jo vetëm mua, por të gjithë Shqipërisë”, tha në fund De Biasi.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877