INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi jep këtë mesazh për Panuccin: Kujdes nga Kaçe dhe Xhaka

De Biasi jep këtë mesazh për Panuccin: Kujdes nga Kaçe dhe Xhaka

Publikuar më: 14:55 20-07-2017

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni De Biasi ka folur për Christian Panuccin duke mos nguruar t’i japë disa këshilla.

Në një intervistë për ‘panorama sport’, ish-kreu i pankinës kuqezi ka thënë se Panucci duhet të ketë kujdes me Kaçen dhe Xhakën të cilë njihen për gjaknxehtësinë e tyre.

Si duhet të sillet me lojtarët “rebelë” si Kaçe dhe Xhaka?

Nuk kam ndër mend të ndërhyj aspak në mënyrën se si ai menaxhon një grup lojtarësh. Unë kisha mënyrën time të punës, ndërsa ai ka të vetën. Megjithatë, përveç Kaçes, nuk ka asnjë problem me ndonjë tjetër. Zero, absolutisht zero.

Po Xhaka?

Panuçi nuk ka asnjë problem me Xhakën dhe natyrisht gjithçka do të nisë nga e para. Xhaka nuk ka asnjë problem, përveçse me shokët e tij, që i braktisi pas ndeshjes me Italinë dhe me tifozët, të cilëve u detyrohet një shpjegim për atë sjellje.

Xhaka duhet t’u kërkojë ndjesë tifozëve, sepse gjeste të tilla, sipas meje, nuk duhet kurrsesi të kalojnë në plan të dytë. Respekti për ata që na mbështesin, duhet të jetë maksimal. Gjithnjë! Xhaka duhet të mësojë shumë edhe nga shokët e tij dhe të mos sillet sikur është i pari i klasës, sepse nuk është hiç i pari i klasës…

Article Logic
Execution time: 0.0041210651397705