INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi kandidatë për të marrë drejtimin e Italisë

De Biasi kandidatë për të marrë drejtimin e Italisë

Publikuar më: 14:37 14-03-2016

Me largimin e Antonio Conte-s drejt Chelsea-t, Federata Italiane e Futbollit është vënë në kërkim të drejtuesit të ri të stolit të Kombëtares.

Sipas programit “La Domenica Sportiva”, në televizionin shtetëror RAI, në garën për zëvendësuesin e Conte-s vijon të mbetet edhe Gianni De Biasi. Madje, trajneri i Shqipërisë duket se ka shanse reale për të marrë një telefonatë me një ofertë konkrete nga presidenti i FIGC, Taveçhio.

Mes favoritëve për stolin e të kaltërve janë tekniku i Genoa-s, Roberto Donadoni dhe ish-trajneri i Napolit dhe Interit, Ëalter Mazzarri, me 30 për qind të shanseve.

Pas tyre klasifikohet De Biasi me 20 për qind mundësi. Trajneri i Kombëtares ka lënë pas vetes dy emra të mirënjohur, si Claudio Ranieri dhe Fabio Capello, të cilët kanë vetëm 10 për qind shanse në garën për përfaqësuesen e Italisë.

Por, i pranishëm si opinionist në emisionin e mirënjohur, zv.trajneri kuqezi, Paolo Tramezzani, deklaroi se Italia nuk e ka të lehtë ta marrë De Biasin, pasi Shqipëria nuk do ta lëshojë.

“De Biasi në krye të Italisë? Do të ishte vërtetë e vështirë ta largosh nga Shqipëria. Gjithsesi, nuk e kemi diskutuar asnjëherë këtë çështje”, tha ndër të tjera Paolo Tramezzani në programin “La Domenica Sportiva”.

Article Logic
Execution time: 0.0026509761810303