Trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka folur për të ardhmen e tij. Pasi arriti ta bëjë realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve, duke e dërguar Shqipërinë në një kampionat Evropian, De Biasi shihet si hero nga gjithë shqiptarët.
Por pas suksesit italiani ka pasur shumë oferta, ndërsa ai ishte edhe në listën e ngushtë të Italisë.
Vetë De Biasi ka folur për të ardhmen e tij duke thënë se do të qëndroi te Shqipëria.
“Kam një kontratë me Federatën deri në 2017, ndaj mendoj se në kualifikueset e Botërorit tjetër do të jem trajneri i Shqipërisë, përveçse në rast se presidenti e mendon ndryshe”, tha De Biasi.