INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi “mban fjalën”, lë jashtë ‘yllin’ kuqezi

De Biasi “mban fjalën”, lë jashtë ‘yllin’ kuqezi

Publikuar më: 11:24 24-05-2017

Taulant Xhaka nuk do të jetë në grumbullimin e radhës me Kombëtaren. Zënka e mesfushorit me trajnerin De Biasi duket se ka lënë pasoja edhe për të ardhmen pasi mesfushori nuk do të luajë me kuqezinjtë në dy takimet, një miqësore ndaj Luksemburgut dhe një kualifikuese ndaj Izraelit, shkruan Panorama Sport.

Xhaka ka qenë një nga beniaminët e trajnerit De Biasi, por që pas ndeshjes së parë në Europian me Zvicrën, gjërat nisën të mos ishin më njësoj. Në grumbullimin e fundit të Kombëtares, gjërat precipituan dhe lojtari u largua nga grumbullimi.

Duket se ajo zënkë ka lënë ende pasoja dhe për këtë ajo që do të vuajë është pikërisht skuadra kombëtare që humb një nga futbollistët që ka qenë pjesë e grupit që arriti kualifikimin në “Euro 2016”.

Article Logic
Execution time: 0.0034208297729492