INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi me risi në kombëtare, fton për herë të parë talentin kosovar [FOTO]

De Biasi me risi në kombëtare, fton për herë të parë talentin kosovar [FOTO]

Publikuar më: 17:54 30-09-2016

Edhe pse nesër në orën 11:00, kur të dalë në konferencë për shtyp në mjediset e FSHF-së, Gianni De Biasi do të zbulojë listën për dy ndeshjet e rradhës, për ditë me rradhë ka pasur zëra se do ketë surpriza. Dhe surpriza më e bukur pritet të jetë Eros Grezda. 21 vjeçari kosovar, i cili aktivizohet si mesfushor në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit, do të jetë risia e Kombëtares për ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Spanjën, në 6 dhe 9 tetor. Është pikërisht faqja zyrtare e klubit kroat që ka njoftuar me anë të një postimi se mesfushori ka marrë për herë të parë ftesë nga përfaqësuesja A e Shqipërisë.

 “Me krenari njoftojmë se Eros Grezda, deri tani pjesë e Shqipërisë U- 21, është thirrur për herë të parë nga ekipi A i Shqipërisë për ndeshjet kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës”, thuhet në postimin e Lokomotivës.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545