INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi: Mund të bënim më mirë, në ndeshjet tjera do të bëjmë akoma më shumë

De Biasi: Mund të bënim më mirë, në ndeshjet tjera do të bëjmë akoma më shumë

Publikuar më: 17:41 11-06-2016

Edhe ndeshjen e sotme e tregoi se është një trajner i madh, pasi edhe në një disfavor numerik arriti ti rreshtonte mirë lojtarët në një mënyrë ku dukeshin sikur janë të barabartë, disa herë edhe më mirë se zviceranët. Pas përfundimit të ndeshjes, në një deklaratë trajneri De Biasi ka kritikuar skuadrën pas ndeshjes për mënyrën si shkoi ndeshja në minutat e para, ku pësuam edhe golin.

“Unë nuk mund të them që luajtëm mirë, por kemi patur probleme ashtu si kanë patur të gjithë. Do të bëjmë një analizë për të gjithë ndeshjen. Mund të luajmë më mirë kur jemi nën presion, pasi nuk kemi asgjë për të humbur jemi më të çliruar. Duhet të ishim më të qetë. Nuk jam mësuar të flas veç për repartet, por do të shohim se çfarë kemi bërë në këtë ndeshje.

Ishte një ndeshje, e cila ishte një festë e vërtetë, por gabuam shumë në 20 minutat e para. Gabuam pasi nuk hymë me mentalitetin e duhur.  Mund të bënim më mirë, por u ndikuam nga eksperienca dhe nga fati që nuk arritëm të marrim atë që donim. Në ndeshjet e tjera jam i bindur se do të bëjmë akoma më mirë se kaq, teksa tashmë do të mësojmë edhe nga gabimet. Mund të them se më vjen keq vetëm për tifozët e mrekullueshëm që ishin sot në stadium.”

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167