INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi nuk përmbahet: Ja si e mundim Spanjën

De Biasi nuk përmbahet: Ja si e mundim Spanjën

Publikuar më: 12:58 15-09-2016

Trajneri u kombëtares shqiptare, italiani Xhani de Biazi, pas fitores me Maqedoninë analizon gjendjen dhe pritshmëritë e ekipit të tij, duke hedhur poshtë faktin që cikli i kësaj skuadre, apo i vetë atij ka përfunduar.

Në një intervistë me gazetarin Gerti Çarçani në ‘Ora News’, De Biasi zbuloi mënyrën si do mundë Spanjën. Sipas tij, objektivi primar i skuadrës është të qëndroje mbi disa nga rivalët e tjerë që ka në grup duke mundur Maqedoninë, Izraelin e Lihteshtejnin, e më pas të mendojë se si të afrohet me ekipe si Italia e Spanja. Për këtë të fundit, trajneri ka gati edhe skemën fituese. “Me Spanjën do të bëjmë lojën tonë, do të vendosim murrin e Berlinit para portës, i bëjmë kundërsulmin dhe 1-0 për ne”, tha trajneri duke qeshur.

Më 6 tetor Shqipëria do të udhëtojë drejt Lihtenshteinit ndërsa më 9 tetor kuqezinjtë e De Biasit do të jenë përballë Spanjës në ‘Loro Boriçi’.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158