INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

De Biasi për listën: Ka qenë një vendim shumë i vështirë [VIDEO]

Publikuar më: 11:35 01-06-2016

Gianni De Biasi ka treguar arsyet përse ka lënë jashtë ekipit Milot Rashicën, Amir Rahmanin, Berat Gjimshitin dhe Herolind Shalën

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi ka sqaruar listën përfundimtare të lojtarëve të ftuar për Euro 2016. Gjimshiti, Rrahmani, Ajeti dhe Shala ishin katër lojtarë të sakrifikuarit nga 27 futbollistët që ka pasur në dispozicion trajneri italian.

"Ka qenë një vendim shumë i vështirë, dhe i trishtuar, por sigurisht që ne duhet të bëjmë disa vlerësime të detajuara për disa lojtarë Ishte një mënyrë e drejtpërdrejt”, ka deklaruar De Biasi në konferencën për media.

Ua thashë në sy arsyet kryesore se pse ata nuk do të ishin me grupin në Francë. Reagimi i futbollistëve? Lojtarë e pranuan vendimin sepse ishte një vendim që do të merrej.

Ata e dinin se çfarë i priste, dhe janë bërë në bazë të bindjeve të mia se cilët do të ishin më të dobishëm për në Francë.

Kurse lidhur me ‘përjashtimin’ nga lista përfundimtare të Berat Gjimshitit, De Biasi nuk hezitoi, por u përgjigj shkurt; “Ka një vit që nuk luan!”.

Diskutimi me gazetarët ndryshon kur pyetet për Milot Rashicën. “Është një lojtar i ri, por nuk ka qenë shumë me ne. Kam shumë besim tek ai, do të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, thotë De Biasi.

Por theksoi se këto janë zgjedhjet e tij. “A mundem të bëj zgjedhje? A mundem?”, tha ai i nervozuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658