INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi: Pjesëmarrja e Kosovës i prish punë Shqipërisë, lojtarët që refuzuan Kombëtaren

De Biasi: Pjesëmarrja e Kosovës i prish punë Shqipërisë, lojtarët që refuzuan Kombëtaren

Publikuar më: 08:11 30-03-2017

Tranjeri i kombëtares Gianni de Biasi ka treguar se Besart Berisha dhe Atdhe Nuhiu refuzuan të luajnë për Kombëtaren Shqiptare. Trajneri italian, Gianni de Biasi e ka pranuar se Kosova ka një skuadër të re dhe shume të mirë. Ai tregoi po ashtu se si në të kaluarën e kishte ftuar sulmuesin e ri të Kosovës, Atdhe Nuhiu, i cili shënoi golin e vetëm ndaj Islandës. Por, De Biasi tregoi se ai refuzoi, ashtu sikurse Besart Berisha, i cili për shkak të largësisë dhe pse nuk e ndjente aq shumë Kombëtaren vendosi të mos vinte, çka po e bën për Kosovën. “Kosova ka një skuadër të mirë, por është e re. Ka marrë dy lojtarë të rinj, njëri është Atdhe Nuhiu, i cili nuk pranoi të luante për ne”, tha De Biasi në Opinion. “Pse nuk erdhi Besart Berisha? Nuk erdhi sepse jetonte në Australi dhe ishte shumë larg. Ndoshta nuk e ndjeu aq shumë kombëtaren dhe nuk besoi në projektin tonë. Ai tani luan për Koosvën sepse e ndjen më shumë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721