INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi publikon listën përfundimtare, ja kuqezinjtë që do të shkojnë në Francë [FOTO]

De Biasi publikon listën përfundimtare, ja kuqezinjtë që do të shkojnë në Francë [FOTO]

Publikuar më: 20:37 31-05-2016

Kombëtarja shqiptare, ka zhvillur sot seancën e fundit stërvitore në Austri para shpalljes së listës zyrtare të 23 futbollistëve që do të luajnë në finalet e Europianit në Francë. E sikletshme ishte stërvitja për futbollistët, por sigurisht, edhe më e sikletshme ishte për trajnerin De Biasi, i cili ka zgjedhur të organizojë një mbledhje me futbollistët, në mënyrë që të ua thonte në sy se kush do të udhëtojë në Francë dhe kush jo. Futbollistët që kanë marrë lajmin e hidhur për ta nga De Biasi janë Amir Rrahmani, Milot Rashica, Berat Gjimshiti dhe Herolind Shala. Zgjedhjet kanë qenë shumë të vështira, dhe ndoshta surprizë për shumë prej nesh. Të katër këta lojtarë, do të ndërpresin fazën përgatitore në Austri.

Ja lista e plotë e 23 futbollistëve për Euro 2016:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës: Andi Lila, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Frederik Veseli, Ansi Agolli.

Mesfushorë: Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Ermir Lenjani, Ergys Kace, Odise Roshi, Ledian Memushaj, Migjen Basha dhe Burim Kukeli.

Sulmues: Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Armando Sadiku dhe Shkëlzen Gashi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021469593048096