Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për miqësoren kundër Luksemburgut dhe atë kualifikues ndaj Izraelit.
Pas sherrit, tekniku italian ka lënë jashtë Taulant Xhakën, ndërsa ajo që bie në sy është rikthimi i Egys Kaces.
Gjithashtu për këtë ndeshje nuk do të jetë i gatshëm numri një i Shqipërisë, Etrit Berisha pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Izraelit.
Kujtojmë që miqësorja kundër Luksemburgut do të zhvillohet më 4 qershor ndërsa ndeshja kualifikuese për Botëroirin “Rusi 2018” kundër Izraelit do të zhvillohet më 11 qershor.
Ndryshe nga herët e tjera trajneri eviton konferencën për të mos dhënë shpjegime për lojtaret dhe programin e Kombëtares.
LISTA
Portier: Strakosha, Hoxha, Shehi
Mbrojtës: Aliji, Ajeti, Djimsiti, Hysaj, Mavraj, Veseli
Mesfushorë: Basha, Kace, Memushaj, Roshi, Lila, Lenjani, Kukeli, Abrashi
Sulmues: Llullaku, Cikalleshi, Sadiku, Latifi, Grezda, Hyka