Ganni de Biasi nuk ka kursyer kritikat për UEFA-n e cila sipas tij gaboi në administrimin e ndeshjes mes Dortmundit dhe Monakos.
I ftuar në emisionin radiofonik “Tutti Convocati”, trajneri i kombëtares shqiptare theksoi se lojtarët e Dortmudnit nuk ishin në gjendje për të luajtur.
‘Ishte ndeshje false. Lojtarët e Dortmundit nuk ishin në gjendje të luanin. Kam parë gabime të tmerrshme nga lojtarë të mirë. Nuk kishin qetësinë për të luajtur pak orë pas atij episodi që të ndikon për jetën, mendon se mund të mos kthehesh më në shtëpi. Pavarësisht kësaj, u desh të luanin me pasojat që u panë në fushë edhe pse nuk mund të tregonin diçka aty. Janë skllevër të kohës dhe kalendarëve. UEFA mund të zhvendoste disa ditë ndeshjen por kjo është ndeshje false. Sidomos për Borusian që është në një nivel tjetër por që një natë më parë ishte një fantazmë”, u shpreh ai.T
Trajneri i Kombëtares shqiptare Ganni de Biasi nuk ka kursyer elozhet për “Zonjën e Vjetër”, ndërsa theksoi se forma e Messit është në rënie.
“Juventusi është ndërtuar për të fituar dhe për të bërë spektakël, dhe kundër Barcelonës e tregoi këtë gjë. Ka bërë paraqitje të madhe, luajti në mënyrë inteligjente, e gatshme të shfrytëzonte dobësitë e katalanasve. Mbrojtja është unza më e dobët e tyre, edhe për faktin se përpara nuk ndrit fenomeni Messi, nuk është ai i një apo dy viteve më parë dhe kjo ndjehet te rendimenti i skuadrës. Dybala? Është një lojtar që ka një talent të jashtëzakonshëm dhe është në formë të shkëlqyer, ka përpara të ardhmen”, u shpreh De Biasi.