Ofertat ndaj teknikut të Kombëtares Giani De Biasi duket se nuk mungojnë.
E fundit vjen nga Serie A. Romatoday.it shkruan sot se “De Biasi mund të marrë drejtimin e Lazios duke nisur nga sezoni i ardhshëm”.
Kështu, Evropiani pritet të jetë etapa e fundit e De Biasit në krye të përfaqësueses shqiptare.
Lazio pritet të nisë një revolucion sezonin e ardhshëm dhe De Biasi shihet si njeriu i duhur për të marrë timonin e Lazios.
Edhe pse kandidati kryesor mbetet Sinisa Mihajlovic, drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, po bën maksimumin që në drejtimin e skuadrës të emërohet De Biasi.
Tare, i cili ka pasur vazhdimisht fërkime me Mihajlovic gjatë periudhës kur ishin futbollistë, është i bindur se De Biasi do të ishte më i përshtatshëm për të ndërtuar një cikël të ri fitues te Lazio.