INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi: “Ukraina test i rëndësishëm, i trishtuar për largimin e 4 lojtarëve”

De Biasi: “Ukraina test i rëndësishëm, i trishtuar për largimin e 4 lojtarëve”

Publikuar më: 20:47 02-06-2016

Një ditë para miqësores me Ukrainën, trajneri i kombëtares shqiptare Giani De Biasi në një konferencë për mediat tha se është një test i rëndësishëm, ku nuk duhet të bëjmë figurë të keqe përpara europianit. Tekniku Italian gjithashtu kërkoi ndjesë për sjelljen e tij në konferencën e fundit duke thënë se ishte i trishtuar për largimin e 4 lojtarëve

Pikërisht një ditë, pas shpalljes së listës trajnei ishte shfaqur shumë i nervozuar në sallën e konferencave për shtyp, por gjatë komunikimit me gazetarët përpara ndeshjes me Ukrainën, trajneri i kuqezinjve kërkoi ndjesë për sjellen e tij .

Një arsye e fortë sipas De Biasit, që kuqezinjtë u spostuan në Itali, është fakti që në këtë vend kombëtarja do të marrë mbështetjen e fortë të mijëra tifozëve që ndoshta nuk do të kenë mundësi të shkojnë në Francë. De Biasi shpjegoi se do të ketë ndryshime në formacion, por e rëndësishme është të ruhen karakteristikat e lojës.

Edhe pse Kace dhe Memushaj janë përgatitur në vetëm disa seanca stërvitore me grupin, De Biasi është i bindur se janë gati sidomos psikologjikisht për të kontribuar për kombëtaren në Europian. Sikurse vëllezërit Boateng dhe Xhakajt do të ndodhen në një situatë të pazakontë, kundër njëri- tjetrit. Por nuk është vetëm kjo arseyja që sipas De Biasit Shqipëri – Zvicër është një takim i veçantë.

Pyetjes nëse mund të marrë drejtimin e Atalantës, De Biasi iu përgjigj, se do të qëndrojë këtu ku është. 

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611