Shqipëria ka bërë përgatitjet e fundit për sfidën miqësore me Austrinë, teksa gjatë këtyre ditëve trajneri De Biasi është parë të provojë disa formacione për të marrë sa më shumë informacion mbi gjendjen e lojtarëve të tij.
Për teknikun italian nuk ka dilema për portën, të cilën do vijojë ta mbrojë Berisha, ndërkohë që në mbrojtje rikthehet Mavraj, i cili së bashku me kapitenin Cana formojnë dyshen e qendrës.
Krahët e mbrojtjes do t’i besohen Hysajt e Agollit, ndërsa në mesfushë Lila e Lenjani do bëjnë “pistonin”në krah.
Qendra e mesfushës do të jetë e mbipopulluar, me Xhakën, Abrashin e Kaçen e në sulm si titullar pritet ta nisë Bekim Balaj.