INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasit s’i ndahet zemra nga Shqipëria, bën SHQIPONJËN me duar! Ja me kë e pa ndeshjen!

De Biasit s’i ndahet zemra nga Shqipëria, bën SHQIPONJËN me duar! Ja me kë e pa ndeshjen!

Publikuar më: 21:54 07-09-2018

Kombëtarja Kuqezi ka fituar mbërmjen e të premtes përballjen ndaj Izraelit me rezultatin 1-0, falë golit fantastik të shënuar nga Taulant Xhaka në minutën e 55’. Shqipëria e nis kështu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë aventurë në kompeticionin më të ri futbollistik, Liga e Kombeve. Pas fitores 1-0 ndaj Izraelit, Shqipëria kryeson Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve, me 3 pikë në një ndeshje të luajtur, duke lënë pas Skocinë që nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, dhe Izraelin me 0 pikë në një ndeshje.

Për Shqipërinë ishte një tifoz i veçantë në stadium dhe bëhet fjalë për Gianni De Biasin.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është rikthyer sërish në Shqipëri, për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit . Këtë sfidë De Biasi e ndoqi përkrah presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta me të cilin bëri dhe shqiponjën me duar.

biza.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152