Elseid Hysaj beson se gabimet në disa episode ndikuan në humbjen 1:2 ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj insiston se Shqipëria ka luajtur shumë mirë ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës, pavarësisht humbjes 1:2.
Ai thotë se shkaktar i humbjes ishin disa gabime në momente të caktuar atë ndeshjes.
“Kemi luajtur mirë, por disa gabime na kushtuan me humbj nga Bosnja”, tha Hysaj pas ndeshjes.
Ai po ashtu foli edhe për lëndimin e tij, ku tha se nesër kur të shkojë në Napoli do të shoh se çfarë problemi ka
Hysaj shpreson se nuk do të jetë ndonjë problem i madh dhe do të jetë gati për dy ndeshjet ndaj Juventusit.
Gianni de Biasi ka bërë gjithashtu reagimin e tij pas humbjes duke thënë se Shqipëria është dashur të fitonte ndeshjen kundër Bosnjë dhe Hercegovinës
Shqipëria ka pësuar humbjen e katërt më radhë, pasi është mposhtur në ‘Elbasan Arena’ nga Bosnjë dhe Hercegovina 1:2.
Por, trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi mendon se në bazë të lojës, këtë ndeshje është dashur ta fitonte Shqipëria.