INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biazi i përgjigjet Behramit: Ja e pavërteta e tij për kuqezinjtë

De Biazi i përgjigjet Behramit: Ja e pavërteta e tij për kuqezinjtë

Publikuar më: 08:06 07-06-2016

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon të jetë në fokus të mediave ndërkombëtare dhe atyre zvicerane. Një intervistë e publikuar së fundmi me trajnerin e kuqezinjve, Xhani De Biazi nga e përditshmja “Tribune de Genève”, tregon karrierën e tij me kuqezinjtë që nga dhjetori i 2011-ës dhe deri në prag të përgatitjeve për “Euro 2016”.

Tekniku italian ka thënë se çelsi i suksesit të tij është shfrytëzimi i pikave të dobëta të skuadrave kundërshtare, ndërsa ndeshjen e parë me Zvicrën e ka cilësuar si takimin më të vështirë.

I pyetur nëse është dakord me Valon Berhamin kur ka thënë se ‘shqiptaro-zviceranët që luajnë për Shqipërinë janë ata që nuk arritën të ishin me Zvicrën’, De Biazi është përgjigjur se futbollistët që pranuan ftesën e tij nuk u penduan më pas.

“Behrami ishte pikërisht atje që prej tri ose katër vitesh. Deri në atë kohë kemi marrë ata lojtarë që nuk kanë pasur një rol qendror te Zvicra dhe për pasojë, mbetën të kënaqur me propozimin tonë. Por kjo sot është gjysmë e vërtetë. Ka lojtarë të ndryshëm apo agjentë të tyre që na kontaktojnë për të parë nëse Shqipëria është e interesuar.

Shqipëria është bërë më tërheqëse edhe për futbollistët që janë rritur në Zvicër. Tashmë ata e dinë që kanë mundësi të luajnë në turne të mëdha me Shqipërinë. Kjo është edhe një arsye që pjesëmarrja në Euro 2016 ka një domethënie të madhe për një kohë të gjatë”,-ka thënë trajneri i Kombëtares shqiptare.

Ndërsa ka shtuar se gjëja e parë që bëri me kuqezinjtë ishte rinovimi i ekipit, pas grupi që ishte nuk i përgjigjej filozofisë së tij dhe shumica prej tyre ishin lojtarë në një moshë të madhe.

“Ishte një grup që nuk kishte arritur një kualifikim për në Euro 2012 dhe pak i vjetër. M’u desh ta rinovoja”,-tha De Biazi për medain zvicerane.

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336