INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biazi konfirmon ftesën e Rashicës ndaj Luksemburgut

De Biazi konfirmon ftesën e Rashicës ndaj Luksemburgut

Publikuar më: 10:55 10-03-2016

Eksperimenti kryesor i Shqipërisë në ndeshjet e muajit mars do të jetë aktivizimi i Milot Rashicës në takimin kundër Luksemburgut.

Trajneri De Biazi ka konfirmuar dje se futbollisti i talentuar ka marrë ftesë vetëm për një prej miqësoreve që zhvillohen në fund të këtij muaji, pasi për ndeshjen kundër Austrisë, ai do të jetë i grumbulluar me U-21. Sipas teknikut të kuqezinjve, ndeshjet e marsit do të shërbenin për të parë gjendjen e futbollistëve që ka në dispozicion, por ai mbetej i kënaqur me formën që po tregonin shumë prej tyre, i bindur se të gjithë do të ishin të gatshëm për Euro 2016.

“Do ta grumbulloj Rashicën për Luksemburgun, pasi është një lojtar i cili me skuadrën e tij në Holandë po paraqitet shumë mirë. Nuk do të jetë për ndeshjen me Austrinë, pasi U-21 ka një sfidë shumë të rëndësishme ndaj Greqisë në atë datë. U kemi lënë edhe lojtarë të tjerë Shpresave, pasi ekziston dëshira që të mundohemi të bëjmë sa më mirë edhe me kombëtaret zinxhir”, shpjegoi dje De Biazi.

De Biazi ka folur edhe për disa prej elementëve kuqezi, duke konfirmuar besimin e plotë jo vetëm te Hysaj e Ajeti që po shkëlqejnë në Itali, por edhe te Gjimshiti.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383