INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biazi merr vendim: Në fund të kualifikueseve largohem nga kombëtarja kuqezi

De Biazi merr vendim: Në fund të kualifikueseve largohem nga kombëtarja kuqezi

Publikuar më: 11:07 13-06-2017

Në konferencën për shtyp pas rikthimit në Shqipëri dhe fitores ndaj Izraelit në Haifa, trajneri Gianni De Biasi konfirmoi largimin nga drejtimi i “Kuqezinjëve” në fund të eleminatorëve.

Deklarata “bombë”, por jo e papritur u bë mesditën e së martës, ku trajneri i Kombëtares bëri edhe bilancin e tij në krye të “Kuqezinjëve”.

Deri në përfundim të eliminatoreve ka ende disa ndeshje për të luajtur, por De Biasi do të mbahet mend si trajneri më i suksesshëm në krye të Shqipërisë, si një ndër protagonistët e kualifikimit historik të skuadrës tonë në një kompeticion madhor, siç ishte ai i qershorit të vitit të kaluar në Europianin francez.

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482