INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biazi: Ndryshon skemë, me Maqedoninë si një finale Europiani [FOTO]

De Biazi: Ndryshon skemë, me Maqedoninë si një finale Europiani [FOTO]

Publikuar më: 09:16 05-09-2016

Një kapitull i ri nis për kuqezinjtë, të cilët do të zhvillojnë njëfarë derbi sonte, në orën 20:45, në “Loro Boriçi”. Trajneri i kuqezinjve, De Biazi, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, bashkë me kapitenin Ansi Agolli, duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka ky ballafaqim, kualifikueset e botërorit “Rusia 2018”, Grupi G. Mes të tjerash, 60-vjeçari nga Sarmede u shpreh kështu para gazetarëve:

“Kemi bërë gjithçka ka qenë e mundur që ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje, pasi në jetë nuk ka asgjë të thjeshtë. Europiani tregoi se çdo ekip mund të ecë përpara, nëse ka dëshirë dhe përqëndrim, ndaj do ta konsiderojmë ndeshjen me Maqedoninë si finalen e një Europiani. Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin, sepse do të gabonim. Duhet t’i kushtojmë rëndësi kësaj sfide, pasi është e vështirë të luash ndaj ekipeve të tilla. Më e lehtë është të luash ndaj Spanjës apo Italisë, pasi ekipi nuk ka nevojë për motivim. Nga lojtarët pres që të japin maksimumin në fushë. Sa i përket formacionit, besoj se nuk do të ndryshojë shumë. Skuadra do të jetë e njëjtë si në Europian. E kemi studiuar kundërshtarin dhe do të aplikojmë ato që kemi bërë në stërvitje. Është e vërtetë që është larguar Cana, por kemi grumbulluar sërish Gjimshitin dhe kanë ardhur Hykaj me Manajn.” i shpreh tranjeri i kombëtares Gianni De Biazi.

Sa i përket formacionit për ndeshjen e sotme, Berisha me siguri është titullar. Mbrojtja do të rreshtohet me katër; Hysaj nga e djathta, Mavraj dhe Gjimshiti në qendër, Agolli në të majtë. Ndonëse mund të ketë ndonjë surprizë, pritshmëritë janë që në qendër të këtij reparti ta nisin Abrashi me Memushajn, ndërsa Hyka do të luajë në të majtë, djathtas do të spostohet Taulant Xhaka.

Në sulm, pritet të jenë Sadiku dhe Cikalleshi. Skema e kuqezinjve pritet të jetë 4-4-2, që mund të ndryshojë në varësi të situatave dhe të rrjedhës së lojës.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031499862670898