Xhani De Biazi është aktualisht në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e kombëtares sonë ndaj Izraelit. Megjithatë ai është aktiv në shumë fronte.
Në një intervistë të dhënë për “Tutti Conocati”, ish-trajner i përfaqësues sonë ka bërë një skaner të shpejtë të futbollit italian, por edhe për Ligën e Kombeve. “Turneu i Ligës së Kombeve është një mënyrë inteligjente për të shfrytëzuar kohën, sesa të luash miqësore të kota. Skuadrave të vogla u jepet një mundësi e mirë për në Europian, por edhe trajnerët plotësojnë CV-të.” shprehet De Biazi.
Ai ka një koment edhe për Roberto Mançinin, trajnerin e Italisë. “ Lista e tij tregon se kombëtarja italiane është e hapur për të gjithë, por në fund luan ai që e meriton. Unë kam një provokim, le të bëjmë një miqësore mes atyre që janë jashtë dhe të grumbulluarve. Dua të them se jashtë kombëtares nuk ka më kampion, nuk është se nuk po grumbullojmë Kanavaron apo Baxhon.”, shtoi De Biazi.
Për sa i përket mundësive për të drejtuar një kombëtare apo ekip ai u shpreh:”Pres me ankth dhe me durim që të më jepet një mundësi”.