Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës. Shqipëria fillimisht do të luaj ndeshje miqësore me Marokun, pastaj do t’i fillojë ndeshjet e kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’, ndaj Maqedonisë.
Risia më e madhe është portieri Thomas Strakosha ndërsa është lënë jashtë Orges Shehi. Gjithashtu është rikthyer në skuadër Jahmir Hyka dhe Berat Gjimshiti ndërsa në sulm është përfshirë edhe Rey Manaj.
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha.
Mbrojtës: Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Frederik Veseli, Ansi Agolli, Andi Lila, Elseid Hysaj.
Mesfushorë: Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Ergys Kaçe, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Jahmir Hyka.
Sulmues: Armando Sadiku, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Rei Manaj.