Një fanse e portierit De Gea, e cila edhe vetë luante të njëjtin rol në ekipin e saj, Charlton Athletic së fundmi ishte shtruar në spital në nëj gjendje të rëndë dhe dëshira e saj e zjarrtë ishte një vizitë nga idhulli.
Shoqet e ekipit nuk e lanë t’i shpëtonte kjo mundësi dhe nëpërmjet rrjeteve sociale shpërndajnë mesazhin: “Po përpiqemi të shpërndajmë sa më shumë këtë mesazh që të mbështesim shoqen tonë. Lojtari i saj i preferuar është De Gea! Në rast se ndonjë mund të na ndihmojë.”
De Gea e mori mesazhin dhe duke qenë këtë të shtunë në sfidën ndaj Manchester Untied festonte ndeshjen e 250 vendosi që dorezat t’ia dhuronte fanses së tij:
“Çkemi Klara, do doja t’i çoja dorezat e ndeshjes së 250-të me shpresën që do të gëzohet pak.”
Portieri e mbajti fjalën dhe të gjithë në rrjete sociale po e lavdërojnë atë.