David De Gea pritet të transferohet në Spanjë te Reali i Madridit dhe sipas asaj që shkruan “Marca”, portieri spanjoll është i gatshëm të ulë edhe pagën e tij që të mund t’i bashkohet madrilenëve.
Aktualisht ai përfiton 12 milionë euro në sezon te Mançester Junajtid, që po mendon ta zëvëndësojë atë me Xho Hart, i cili është i huazuar nga Siti te Torino, por Guardiola nuk do t’i besojë një vend titullari portierit anglez, çka do thotë që ai nuk do rikthehet aty. Një transferim te rivalët nuk është se pranohet lehtësisht nga Siti, por mbetet për t’u parë.
Ndërkohë Reali i Madridit pritet të paguajë te Junajtid shumën e 75 milionë eurove, që do e bënte De Gean portierin më të shtrenjtë në histori, rekord që mbahet ende nga Bufoni, i cili u ble nga Juventusi për 54 milionë euro.
Këto para Mançesteri pritet t’i investojë në merkato dhe dy nga emrat e dëshiruar janë Hames Rodruguez dhe Alvaro Morata, ndërkohë që kolumbiani vlerësohet me shumën e 75 milionë eurove dhe nëse blihet, atëherë do të ishte e njëvlershme më një shkëmbim të De Geas me sulmuesin.